Rivaliteti i ndezur mes Interit dhe Juventusit në këtë sezon në Serinë A ka kthyer edhe një herë diskutimet e vjetra rreth favorizimeve që i bëhen skuadrës bardhezi dhe zërat janë shtuar pasi është mësuar emri i gjyqtarit që Federata Italiane kishte caktuar për sfidën e kësaj fundjave të zikaltërve.
Takimi i kësaj fundjave mes Interit dhe Xhenoas i është besuar Luka Paireto, djali i të famshmit Pierluixhi Paireto i cili ishte disenjatori i gjyqtarëve në periudhën e “Calciopoli” dhe u përfshi në çështjen e atëhershme si një nga të akuzuarit kryesorë për mbështetjen e sistemit të Moxhit.
Por ajo që e bën më të ndezur këtë caktim, është fakti se vëllai i tij, Alberto, është aktualisht një punonjës i Juventusit.
Kjo ka acaruar tifozët e Interit të cilët nëpërmjet rrjeteve sociale kanë nisur menjëherë protestën. “Jeni një turp. Përfaqësoni shtetin mafioz në të cilin jetojmë.
Uroj të mos ketë episodet paqarta ndaj Interit, përndryshe do të ndezim motorët”, ishte një ndër paralajmërimet e para në rrjetet sociale pasi u mësua se Paireto do të ishte ai që do të drejtonte sfidën, me dhjetëra të tjerë që e cilësonin absurd faktin se në mes të luftës me Juventusin, caktohet gjyqtar një që kishte vëllanë punonjës të bardhezinjve. /vipsport