Trajneri i njohur i futbollit në Kosovës Ismet Munishi ka marrë duartrokitjet e shumë specialistëve dhe tifozëve për transformimin e ekipit të Ballkanit nga një ekip që luftonte sezonin e fundit për mbijetesë në pretendin kryesor për titullin kampion këtë edicion.

Tekniku karizmatik e ka komentuar ecurinë mbresëlënëse të ekipit të tij me shprehjen e famshme të trajnerit të Liverpulit Jurgen Klop.

‘’E mbaj mend një deklaratë të Jurgen Klop, kur thotë se statistikat duhet lënë për Play-Station, pra nuk kanë rëndësi”, bën me dije Munishi në emisionin ‘’Arena Sportive’’.

‘’Xhebrailat’’ janë kthyer në surprizën e këtij sezoni në IPKO Superliga duke lënë pas ekipet e suksesshme të Prishtinës, Trepçës, Feronikelit etj.