Vllaznia do te luaje te dielen ndaj Skenderbeut ndeshjen e rradhes dhe ne kampin shkodran kane vijuar pergatitjet per te. Nisur edhe nga kushtet jo te pershtatshme atmosferike, ekipi sot eshte stervitur ne nje fushe te mbyllur kalçetoje.

Ne nje interviste per RTSH Sport, zevendestrajneri i kesaj skuadre Elvis Plori eshte ndalur edhe tek sfida e se dieles. Ja si eshte shprehur ai ne prononcimin e tij:

“Kuptohet që është pak problem, por nuk jemi marrur më këto probleme por duhet të vazhdojmë të punojmë maksimalisht në pjesën e kampionatit. Këto ditë jemi spostuar këtu por na kanë ndihmuar edhe ndeshjet që i kemi pasur çdo tre ditë dhe duke i pasur kaq afër normalisht ngarkesat kanë qenë të plota dhe më pas jemi marrur më shumë me pjesën e rikuperimit. Taktikisht nesër na duhet të punojmë në stadium që të jemi gati për ndeshjen me Skënderbeun.

Kemi dy mungesa per kete ndeshje, ato te Gurishtes dhe Krymit. Ato janë lojtarë bazë të skuadrës, por ne asnjëherë nuk i kemi përmendur problemet e mungesave sepse kemi ndërtuar një skuadër në të cilën të gjithë lojtarët duhet të zevëndësohen dhe i kemi gati. Shpresoj që lojtarët që do të futen do të japin më të mirën, ne kemi shumë besim tek ato që janë në stol.

Atmosfera në skuadër është shumë pozitive, jemi optimist për mënyrën se si po ecim javët e fundit por duhet të jemi të përqëndruar tek prag ndeshja me Skëndërbeun. Ka shumë seriozitet në punë dhe kjo gjithmonë për trajnerin është një plus i madh.

Do te luajme ndaj nje skuadre si Skenderbeu e cila di te mbrohet mire dhe po aq mire di edhe te kundersulmoje. Duhet ta fitojme me çdo kusht kete ndeshje dhe te shohim perpara”./SHKODRA-SPORT.COM/