Besëlidhja arriti objektivin e saj për t’u ngjitur në kategorinë e parë dhe padyshim që në Lezhë të gjithë janë të të kënaqur për këtë gjë. Trajneri Elvis Plori foli për sezonin që u mbyll me sukses dhe ngjitjen e skuadrës “Besëlidhja” në një kategori më të lartë.
Ai e përshkroi këtë rrugëtim si një sfidë personale, pasi ishte hera e parë që përballej me këtë nivel gare, ndërsa fillimi i sezonit u shoqërua me vështirësi për shkak të ndërtimit të vonuar të ekipit.
“Ishte sfidë për mua dhe pak e frikshme, sepse e ndërtuam ekipin me vonesë.”– tha ai.Në një lidhje direkte në “Ora Sport”, trajneri Elvis Plori foli për sezonin që u mbyll me sukses dhe ngjitjen e skuadrës “Besëlidhja” në një kategori më të lartë.
Ai e përshkroi këtë rrugëtim si një sfidë personale, pasi ishte hera e parë që përballej me këtë nivel gare, ndërsa fillimi i sezonit u shoqërua me vështirësi për shkak të ndërtimit të vonuar të ekipit.
“Ishte sfidë për mua dhe pak e frikshme, sepse e ndërtuam ekipin me vonesë.”– tha ai
Pavarësisht kësaj, skuadra arriti të marrë formë dhe të përmbushë objektivin.
Sipas tij, në futbollin shqiptar diferencat mund të ngushtohen përmes punës dhe organizimit, duke krijuar ekipe konkurruese edhe pa avantazhe të mëdha.
Një rol të rëndësishëm në këtë sukses pati mbështetja financiare dhe struktura e klubit. Ai vlerësoi edhe kontributin e figurave si Renato Malota, që ndihmuan në krijimin e një ambienti të qëndrueshëm dhe bashkëpunues.
“Kur ke mbështetje dhe një staf të mirë, bëhet më e lehtë të ndërtosh një skuadër fituese.”-tha trajneri.
Plori ndaloi edhe te vështirësitë e fillimit, ku grupi përbëhej nga lojtarë në faza të ndryshme: disa pranë tërheqjes nga futbolli, të tjerë pas një periudhe të gjatë pa aktivitet.
Sfida kryesore ishte bashkimi i tyre në një skuadër funksionale. Me kalimin e javëve, skuadra gjeti ekuilibrin dhe stabilitetin, duke e kthyer sezonin në një histori suksesi që u konkretizua me ngjitjen në një kategori më të lartë.


