Vllaznia ne ndeshjet e fundit eshte rikthyer serish tek rezultatet pozitive dhe kjo ka ndodhur edhe per nje arsye. Skuadra ne keto tre takimet e fundit nuk ka kaluar shume ne aventure si ne ndeshjet e gjysmes se pare te sezonit kur sulmonte me shume forca.
Kete e tregoi me se miri edhe ne sfiden e fundit ndaj Partizanit. Ndonese ajo luhej ne Shkoder, Vllaznia i kushtoi me shume rendesi lojes ne mbrojtje, duke qene shume e kujdesshme prapa dhe me pas, duke menduar per te pare herepashere perpara.
Kjo dha efekt sepse kuqeblute moren nje barazim me shume vlere dhe duket se edhe ne ndeshjet e mbetura deri ne fund te sezonti, do te luhet me kete lloj loje.
Nje gje te tille e ka bere te ditur zevendestrajneri i Vllaznise Elvis Plori i cili per mediat eshte shprehur se kjo ishte menyra e duhur per ta rikthyer skuadren tek rezultatet pozitive, por ne fakt nuk ka qene e lehte per te bindur trajnerin Brdariç per te ndryshuar skemen e lojes.
“Jemi kthyer edhe ne me këmbë në tokë, jemi kthyer me futbollin shqiptar. E shqiptarizuam Brdariçin, ndryshe iknim poshtë”- eshte shprehur ai./SHKODRA-SPORT.COM/