Ecuria e skuadrave në kampionatin e Superiores së këtij sezoni dhe ekipet pretendente kanë qenë në fokusin e trajnerit Elvis Plori gjatë një interviste të dhënë së fundi. Ai është ndalur fillimisht tek skuadra me të cilën ka punuar, por edhe drejtuar- Vllaznia, për të cilën ka thënë:

“Jam i bindur se kjo Vllazni është më e plotë se vitet e fundit. Nuk ka pikë të plota në transferta, por organizimi i kësaj skuadre ka bërë që ta kenë më të lehtë t’i fitojnë ndeshjet brenda. Kam menduar se do të jetë një Vllazni agresive si brenda edhe jashtë. Jo vetëm për meritën e saj, por edhe për meritën e skuadrave të tjera. Shpresoj që me kalimin e kohës ta rregullojë këtë”.

Plori vlerësoi edhe skuadrën e Elbasanit për të cilëb tha se mbetet një rival i fortë.

“Rivalitet ka. Ka qenë Elbasani që ka bërë një kampionat shumë të mirë. Mendoj se Elbasani po rivalizon shumë fort Vllazninë. Elbasani nëse vazhdon kështu do të jetë një rival i fortë jo vetëm për Vlazninë, por edhe për Egnatian. Them se duhet të punojë shumë që të sigurojë katërshen”- ka deklarua Plori.