Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPlot 19 vite pritje, skuadra e madhe europiane 1 ndeshje larg titullit...

Plot 19 vite pritje, skuadra e madhe europiane 1 ndeshje larg titullit kampion. Nuk njohin humbje këtë sezon

Sportingu i Lisbonës është vetëm një ndeshje larg titullit kampion në Portugali. Barazimi mes Benfikës dhe Portos ditën e djeshme, i ka dhënë një asist Sportingut që tashëm e shikon veten në krye të tabelës me 8 pikë diferencë, kur kanë mbetur edhe 3 javë për t’u luajtur.

Këta të fundit nuk e fitojnë titullin prej plot 19 vitesh dhe pritjes tashmë po i vjen fundi, teksa festën tifozëve ia mohon vetëm matematika.

Sportingu gjithashtu ka vendosur edhe një rekord në këtë sezon, teksa nuk njeh humbje në kampionat prej 31 ndeshjesh në kampionat, humbja e fundit daton në korrik të vitit dhe sezonit të kaluar.

Dy barazime në ndeshjet e fundit do ishin të mjaftueshme që Sporting Lisbona të shpallej zyrtarisht kampion në Portugali, teksa sezonin tjetër do i shohim në Ligën e Kampioneve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments