Trajnereve nga Shqiperia “nuk u ecen” ne Kosove. I rradhes qe largohet eshte Bledi Shkëmbi i cili u bë dje trajneri i katërt që shkarkohet brenda pak muajsh në Kosovë.
Pas Gentian Mezanit, Bledar Devollit dhe Klodian Duros, ka qenë korçari që nuk ka pasur fat më të mirë pas humbjes me Arbërinë dhe daljes së Ballkanit nga gara për titullin kampion.
I afruar te klubi nga Suhareka në fillim të këtij viti, ish-trajneri i Teutës nuk ia ka dalë të plotësojë pritshmëritë e drejtuesve, teksa dje është zyrtarizuar edhe mbyllja e bashkëpunimit. Kujtojmë se në fillim të edicionit ishte Mezani që u largua nga Gjilani e më pas Devolli nga Drenica.
Një javë më parë Klod Duro u shkarkua nga Feronikeli pas rezultateve të dobëta, ndërsa dje Shkëmbi mbylli listën e trajnerëve nga Shqipëria që nuk përfunduan dot edicionin në Kosovë.