Prej dy-tre ditësh në Shkodër po flitet shumë për “Paktin e zhvillimit të futbollit” propozuar nga Klubi i Futbollit Vllaznia për dy kandidatët për postin e kryebashkiakut. Kuptohet që secili ka të drejtë ta interpretojë në mënyrën e vet një gjë të tillë, por ideja e drejtuesve të klubit kuqeblu është shumë e gjetur në pikat e parashtruara.

Njëra prej tyre është ajo e marrjes në përdorim të stadiumit “Loro Boriçi” për një periudhë të gjatë. Sipas vetë presidentit Xhaferi në fjalën e tij të djeshme, ndonëse Bashkia po bën maksimumin për mirëmbajtjen e këtij impianti sportiv, sërish duket se e ka të vështirë dhe ai po degradon dita- ditës.

Një nga shembujt më të mirë është padyshim gjendja e karrigeve në tribunën qendrore dhe jo vetëm. Pa përmendur edhe shumë probleme të tjera dhe kalimi i këtij stadiumi në përdorim të Vllaznisë, do të ndryshonte shumë gjëra për mirëmbajtjen e tij. “Shkodra Sport” mëson se të paktën kështu pretendojnë drejtuesit e saj, pa përmendur edhe disa investime të tjera të cilat janë të parashikuara në “Pakt” si më poshtë:

Dhënia në përdorim afatgjatë për KF Vllaznia të Stadiumit “Loro Boriçi”, brenda vitit 2023, sipas ligjit për dhënien në përdorim të aseteve shtetërore për një periudhë 35 vjeçare, ku klubi I Futbollit Vllaznia ne bashkepunim me Federaten Shqiptare te Futbollit dhe partnere te tjere, do te prezantoje nje plan mirembatje te vazhdueshme dhe investimesh per venien ne eficence te plote te te gjithe strukturave te ketij impianti ne funksion te klubit dhe me
gjere ku cilesohet :

– Ndërtimi pranë këtij stadiumi i klinikës së parë fizioterapike, ku mund trajtohen me shërbime të specializuara jo vetëm sportistët, por edhe banorët e qytetit.

– Ndërtimi i sallave të forcës për ekipet e para dhe rigjallërimi i ambjenteve të stadiumit në funksion të KF Vllaznisë.

– Krijimi i hapësirave funksionale për zhvillimin e aktiviteteve sociale, kulturore dhe rekreative.

– Krijimi i hapësirave funksionale të parkingut në funksion të stadiumit