Veleçiku dhe Beselidhja e kane mbyllur ne barazim 1-1 ndeshjen miqesore ne mes tyre, e cila eshte luajtur ne stadiumin e qytetit te Lezhes dhe qe u ka sherbyer te dy skuadrave si test ne prag te nisjes te ndeshjeve zyrtare te ketij viti.
Kane qene koplikasit ata qe kane kaluar te paret ne avantazh qe ne minuten e 5-te. Ata kane fituar nje 11-metersh qe eshte kthyer ne gol nga sulmuesi i njohur Arsen Hajdari. Nderkohe ne minuten e 15-te ka qene braziliani Nunes qe ka barazuar rezultatin pas nje gjuajtje te sakte me koke. Pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin e barabarte 1-1.
Ne pjesen e dyte nderkohe trajneret e te dy ekipeve kane bere edhe disa zevendesime, por nderkohe rezultati nuk ka ndryshuar deri ne fund, pavaresisht perpjekjeve dhe rasteve te Beselidhjes, por dhe Veleçikut. Ne kete menyre kjo ndeshje miqesore eshte mbyllur ne shifrat 1-1.
Skuadra e Veleçikut e nisi kete ndeshje ndaj Beselidhjes me formacionin e meposhtem: Kaçaj, Ekbasani, Zefi, Çokaj, Banushi, Kaceli, Bardulla, Hajdari, Ivziku, Rustemaj dhe Rragami. Ne pjesen e dyte trajneri Smajli ka aktivizuar edhe lojtare te tjere duke u dhene edhe atyre mundesine te tregojne sa vlejne.
Duhet thene se kjo ndeshje miqesore eshte luajtur ne nje terren shume te renduar te stadiumit “Beselidhja”, si rrjedhoje e reshjeve te shiut te rena ditet e fundit dhe padyshim qe kjo ndikoi edhe ne nivelin e lojes.
Engjell GJOLAJ