Kampionati U-16 per femra eshte nje aktivitet i organizuar nga FSHF. Në të marrin pjesë 12 ekipe të ndara në dy grupe A e B. Një nga rregullat kryesore të këtij kampionati është edhe mosha e lojtarevr që aktivizohen, ku vajzat e datëlindjeve 2005-2004-2003 nuk u lejohet të aktivizohen në këtë kampionat sepse janë mbi moshën e lejuar.

Gazeta “Shkodra Sport” në bashkëpunim me “ALB Sport” e kanë ndjekur nga afër këtë çështje dhe kanë konstatuar se ky rregull i vendosur nga FSHF është konstatuar se nga ekipet e AFF Elbasan, Tirana dhe Kinostudio nuk zbatohet. AFF Elbasan ka zhvilluar 3 ndeshje ku në formacion ka pasur lojtare të datëlindjeve 2005 që janë Melisa Kurti, Sara Asllanaj dhe Rosela Tashi të cilat kanë luajtur të treja ndeshjet e plota.

Tirana po ashtu ka aktivizuar në ndeshjet që ka zhvilluar lojtare të datëlindjeve 2005 që jane Alesia Cinaj dhe Jehona Coka. Po ashtu edhe ekipi i Kinostudios ka aktivizuar lojtare të kësaj datëlindje si për shembull Lusila Kaloshi dhe Reviola Miha.

Sipas rregullores së FSHF lojtaret e sipërpërmendura nuk duhet të ishin aktivizuar në ndeshjet e kampionatit U-16 femra. Këtyre ekipeve duhet t’u jepet një mase disiplinore nga ana e FSHF-së për shkelje të rregullores së vendosur.

Moszbatimi i këtij rregulli bën që rezultatet e ndeshjeve dhe renditja të mos jenë të drejta pasi ky kampionat po zhvillohet për U-16 dhe në të nuk mund të luajnë lojtare më të mëdha prandaj ekipet si AFF Elbasan, Tirana dhe Kinostudio duhet t’u jepet një masë disiplinore ose të pezullohen nga kampionati U-16 Femra për shkelje të rregullores.