Zhoze Murinjo i kërkoi një ditë më parë drejtuesve të Mançester Junajtid që të vinin dorën në portofol për të shpenzuar shuma të tjera të larta për afrimin e lojtarëve në merkaton e janarit. Ai e ngriti këtë pretendim duke argumentuar se kjo ishte mënyra e vetme që ai të rivalizonte me Mançester Sitin i cili i jepte mundësinë Guardiolës të shpenzonte shifra të mëdha në merkato. Ndonëse portugezi e ka bërë këtë për të treguar se spanjolli e bazon suksesin të shpenzimet e mëdha.
Por statistikat dhe shifrat tregojnë një realitet krejt ndryshe. Sipas të dhënave të gurmbulluara nga e përditshmja spanjolle “AS”, është pikërisht Murinjo trajneri i cili ka shpenzuar më shumë në futbollin botëror si trajner.
Me blerjet e tij në skuadra si Çelsi, Inter, Real e Mançester Junajtid, trajneri ka shpenzuar 1240390000 euro. Po, po, i keni lexuar zerot mirë. Janë më shumë se 1 miliard euro shpenzime! Në vendin e dytë është një italioan i cili gjithashtu ka bërë xhiro në shumë nga klubet më të njohura në botë, Karlo Ançeloti, i cili ka shpenzuar gjatë karrierës 1,093 miliard euro. Ndërsa Guardiola është i treti dhe i fundit nga ata që kanë kaluar shifrën e 1 miliard eurove shpenzime në karrierë me 1,011 miliard. /vipsport.al/