HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPo kalon një formë të shkëlqyer, Geralb Smajli 'merr krahun' te Vllaznia

Po kalon një formë të shkëlqyer, Geralb Smajli ‘merr krahun’ te Vllaznia

Erdenis Gurishta ishte një nga largimet e rëndësishme këtë sezon nga ekipi i Vllaznisë. Për kapitenin u mendua se do ishte shumë e vështirë të gjehej një zëvendësues, por tek shkodranët duket se e kanë gjetur një të tillë. Në fakt ndoshta nuk mund të quhet një zbulim pasi luajti ndeshje pozitive edhe sezonin e shkuar. Dhe këtu fjala është për Geralb Smajlin.

Futbollisti 21-vjeçar po e mbulon më së miri rolin e mbrojtësit të djathtë duke qenë një nga lojtarët më në formë tek kuqeblutë. Numri 2 tashmë kishte një performancë shumë pozitive edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Linfield. Ku nga një krosim i tij perfekt erdhi edhe goli i vetëm i shënuar në atë takim nga Bekim Balaj.

Po ashtu niveli i Smajlit edhe dje kundër Laçit në miqësore ishte shumë i kënaqshëm. Po nga ai u “gatua” edhe goli i parë i ndeshjes i shënuar nga Mala. Ku pas një aksioni të rrjedhshëm në krahun e djathtë mes tij dhe Çobes, Smajli jep një harkim të përkyer. Që shfrytëzohet në maksimum nga Esat Mala për shifrat provizore 1-0.

Tashmë lojtari i shpresave të Shqipërisë duket se është një garanci në krahun e djathtë. E patjetër këtë sezon pritet akoma më tepër nga ai. Ku me siguri në linjën e djathtë të mbrojtjes, Smajli do jetë titullai i kuqebluve në sezonin e ri në Superiore. Edicion që do startojë në javën e tretë të muajit gusht.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments