Reece James ndodhej në formë shumë të mirë, por në duelin e dytë ndaj Milanit në Champions League, sfidë të cilën ekipi i Graham Potter e fitoi 0-2, pësoi një dëmtim duke u detyruar të largohej nga fusha (62’) për shkak të dëmtimit në gju.
Anësori i djathtë i është nënshtruar kontrolleve të detajuara mjekësore. Përgjigja e tyre ka trishtuar 22-vjeçarin, i cili duhet të qëndrojë 8 javë pushim sipas komunikatës zyrtare të klubit londinez.
James humbet kështu me shumë mundësi pjesëmarrjen në Kupën e Botës Katar 2022 me kombëtaren angleze, fanellën e së cilës e ka veshur 15 herë prej debutimit në tetorin e vitit 2020.
Botërori do të zhvillohet në periudhën 20 nëntor-18 dhjetor.
Kjo është një humbje e madhe për trajnerin Gareth Southgate, teksa James do t’i nënshtrohet një programi rehabilitimi për të qenë sa më shpejt i gatshëm për skuadrën e Chelsea.