Futbollistët shkodranë janë ndër ata që në vite kanë bërë emër në mbarë Europën. Madje ka edhe nga ata si Hamdi Salihi që ka shkëlqyer edhe në Azi apo edhe Amerikën e Veriut. Por patjetër brezat pasojnë njëri-tjetrin dhe futbollistët me origjinë nga Shkodra vazhdojnë të mahnisin kudo që luajnë.

E pikërisht në Greqi, 3 fëmijë emigrantësh nga Shkodra po shndërrohen në protagonistë me skuadrat më me emër. Duke filluar nga ai më i njohuri, Mario Mitaj. I ditëlindjes 3 gusht 2003, vetëm 18 vjeç ai ka arritur të debutojë në Superligën greke me AEK e ndërsa vetëm 17 vjeç ka debutuar edhe me kombëtaren shqiptare të futbollit. I aktivizuar si mbrojtësi majtë ai po i mahnit të gjithë.

I shumë lakmuar edhe nga kombëtarja e Greqisë, në asnjë moment nuk është lëkundur për të përfaqësuar helenët duke zgjedhur vetëm vendin e origjinës së familjes. Tek Olimpiakos është një tjetër emër që pritet shumë shpejt protagonist me ekipin e parë. Ai quhet Andreas Ndoj dhe është po ashtu i ditëlindjes së vitit 2003. Në rolin e mesfushorit, ai ka nënshkruar edhe kontratën si profesionist me rekordmenët e futbollit grek.

Ndoj ka përfaqësuar në nivelin u-17, kombëtaren e Shqipërisë ndërsa tani atë greke. Megjithatë në të ardhmen i lejohet sërish që të jetë pjesë e kombëtares kuqezi. Elton Fikaj, një mbrojtës i djathtë i ditëlindjes së vitit 2005 po shkëlqen tek Panthinaikos. Djaloshi me origjinë nga Shkodra është një nga ata që mendohet se do ketë një të ardhme të ndritur. Ai është pjesë e kombëtares së Shqipërisë u-17.

Kjo vërteton se kudo dhe në çfarëdo vendi të Europës të jenë, futbollistët shkodranë shkëlqejnë. Me sa duket tradita e futbollit të madh shkodran nuk harrohet asnjëherë dhe pasohet brez pas brezi.
Endri ÇINARI