Nikolas Taljafiko, mbrojtësi me origjinë argjentinase i Ajaksit, është një ndër lojtarët që po mahnisin Europën me performancat e tij në fushën e lojës.

26-vjeçari këtë sezon ka luajtur plot 31 ndeshje me fanellën edhe ka shënuar 5 gola, tre ndër të cilët në Ligën e Kampionëve. Dy ndeshjet e shkëlqyera që ka bërë kundër Realit, në këtë kompeticion i kanë çuar çmimin më shumë në treg.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, mbrojtësi i krahut të djathtë kërkohet nga tre ekipe të mëdha. Reali, Atletiko dhe tashmë Arsenali kanë hyrë në garë që të blejnë shërbimet e argjentinasit. Vlera e kartonit të tij është rreth 20 milionë euro, një shifër e ulët për një mbrojtës të këtij kalibri.

Merkatoja do të jetë e nxehtë dhe Taljafiko do të tërheqë vëmendjen jo pak.