Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPo shkëlqen me fanellën e Realit, Junajtid gati të bëjë çmendurira për...

Po shkëlqen me fanellën e Realit, Junajtid gati të bëjë çmendurira për yllin e skuadrës madrilene

Mançester Junajtid është duke përgatitur një ofertë deri në 40 milionë paund për mbrojtësin e Realit, Rafael Varan, në merkaton e verës.

Sipas “Mirror”, Ole Gunar Solskjaerit i pëlqen shumë qendërmbrojtësi francez, të cilin e shikon si partnerin ideal të kapitenit Herri Meguajër në qendër të mbrojtjes.

“Djajtë” po vuajnë në mbrojtje pas dëmtimit të Meguajërit në kavilje dhe të enjten pësuan 4 gola në “Old Trafford” në ndeshjen kundër Liverpulit.

28-vjeçari Varan ka edhe një vit kontratë në “Bernabeu”, por ai mund të kërkojë një aventurë të re. Dhe Junajtid ia ofron këtë mundësi. Anglezët ishin të interesuar për ta transferuar edhe gjatë verës së shkuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments