Në ndeshjen e djeshme të Vllaznia U21 ndaj Tiranës, një nga autorët e golave, pikërisht Armir Osmani, është rikthyer sërish tek goli.

Në një intervistë për “Shkodra Sport”, ai shprehet i lumtur që rigjeti rrugën e rrjetës, megjithatë poashtu nga ana tjetër deklaron se shpreson që ekipi i 21-vjeçarëve të rikthehet sa më shpejt tek rezultatet pozitive, pas tre ndeshjesh pa fitore.

“Eshtë e vërtetë që është e treta ndeshje, të cilën nuk marrim rezultatet që kërkojmë. Janë tre ndeshje që nuk i kemi vlerësuar ashtu siç duhet, por shpresoj që ta marrim veten sa më shpejt.

Jam i lumtur, sepse ndeshje pas ndeshje po marr minutat e mia dhe po arrij të shënoj. Ne nga ana jonë, sigurisht që do mundohemi deri në fund për të arritur në vendin e parë. Ka akoma ndeshje dhe ne duhet t’i vlerësojmë në maksimum”,-thotë ai.

Osmani shpreh edhe objektivat e tij personal, teksa nga ana tjetër ka edhe një dedikim për golin e shënuar dje ndaj Tiranës.

“Po, minimalisht 10 gola duhet t’i shënoj. Sigurisht, çdo gol shkon për familjen time”,-mbylli prononcimin e tij, futbollisti i Vllaznia U21, Armir Osmani.
Maringlen ZHIVANI