Nga Endri ÇINARI

Është folur shumë për të në periudhën e fundit, ku ka zënë faqet kryesore të gazetave apo edhe portaleve sportive. Fjala është për Brajan Gruden, që para pak javësh gjeti edhe golin e tij të parë si profesionist në Bundesliga. Futbollisti i Mainz po cilësohet si një nga lojtarët më premtues.

Dhe kjo jo vetëm në Gjermani, ku ai është lindur dhe rritur, por në mbarë Europën. Vetëm 19-vjeç dhe e ardhmja duket shumë e ndritur për shkodranin. Pasi duhet kujtuar se Brajani është pjesë e familjes së famshme të futbollit, Gruda. Që kanë qenë një dinasti më vetë në top këmbën e Shqipërisë.

Për t’u rikthyer tek mëngjërashi ai luan si sulmues i krahut të djathtë. Por e kemi parë të aktivizohet edhe si sulmues i parë apo edhe si fantazistt. Role që i ka mbuluar në mënyrë shumë të suksesshme, duke bërë që edhe kombëtarja gjermane të këmbëngulë për të. Pasi tashmë edhe pse vetëm 19-vjeç, Gruda është pjesë e kombëtares u-21 të Gjermanisë.

Vlerat e tij së fundmi i tregon edhe rrjeti i njohur i Transfermarkt. Tashmë në tregun e futbollistëve, Gruda kap shifrën e 5 milionë eurove. Një vlerë goxha e konsiderueshme duke parë moshën e re të sulmuesit dhe patjetër nëse vijon me paraqitje të tilla, shifra e kartonit do jetë e shumë fishuar në të ardhmen.