Mançester Siti i Pep Guardiolës është duke treguar një formë të jashtëzakonshme në kohët e fundit, duke marrë fitore të njëpasnjëshme në Premier League, aq sa tashmë duket se titulli është në këmbët e tyre.
Një nga sekretet e kësaj skuadre të sivjetshme është forma e Ilkai Gyndohan. Fantazisti është shëndërruar në golashënues, ndërsa po udhëheq ekipin si në kohët kur ishte në më të mirën e tij me Dortmund. Së fundmi, turko-gjermani thekson se dy modele të tijët janë Çavi dhe Andres Injesta.
“Çavi dhe Injesta gjithnjë më kanë impresionuar shumë, kanë qenë udhëheqësit e Barcelonës për shumë kohë. Gjithnjë jam munduar të mësoj prej tyre, do të më pëlqente shumë të luanim të tre së bashku në mesfushë.
Por, nuk ankohem për karrierën time sepse kam luajtur krah shumë kampionëve te Borusia Dortmund, kombëtare dhe vazhdoj ta bëjë këtë me Sitin”, u shpreh Gyndohan. /VipSport/