E nisi mbare pervojen e tij tek Skenderbeu por nuk kishte qene e thene qe te vazhdonte pa probleme. Mbrojtesi shkodran Dritmir Beci eshte detyruar te dale pa deshiren e tij nga fusha e lojes qe ne minuten e 12-te te ndeshjes te se dieles ndaj Dinamos.

Arsyeja ka qene nje dhimbje qe ka ndjere dhe si rrjedhoje eshte detyruar t’i kerkoje trajnerit Memelli zevendesim. Nderkohe pas ekzaminimeve te bera rezulton te kete terheqje muskulare. Si rrjedhoje e kesaj do te jete i detyruar te pushoje per pak jave.

Nje demtim i tille erdhi ne nje moment te papershtatshem sepse Beci luajti si titullar ne ndeshjen e pare te kampionatit kunder Terbunit dhe po ashtu e nisi edhe ndaj Dinamos javen e dyte, por vetem per 12 minuta. Tashme do t’i duhet te prese pak jave derisa te rikuperohet, megjithate te gjithe jane te bindur se 26 vjeçari do te rikthehet serish ne lartesine e duhur.

Kujtojme qe Beci sezonin e kaluar ishte pjese e Erzenit te Shijakut duke kontribuar ne ngjitjen e tij ne Superlige, por gjate veres shume gjera ndryshuan dhe ai u detyrua te largohej prej saj. Per disa kohe u stervit ne Puke dhe ishte prane firmes me Terbunin, por me pas ndryshoi mendjen.

Kjo ngaqe Skenderbeu i ofroi kontrate me te mire dhe mbrojtesi shkodran zgjodhi te udhetonte drejt Korçes ku e konsiderojne nje lojtar te rendesishem ne projektin e tyre per rikthimin ne Superlige./SHKODRA-SPORT.COM/