Humbja e së shtunës ndaj Egnatias është padyshim e dhimbshme për nga mënyra se si erdhi, por kur sheh se është vetëm java e katërt, sjell qetësi dhe tregon se nuk ka shumë vend për “panik”. Megjithatë, nëse i hedhim një sy statistikave të këtyre 10-sezoneve të fundit, ky është starti i katërt më i mirë pas katër ndeshjeve të para.

I vetmi sezon kur kuqeblutë kanë arritur të marrin pikët e plota në katër javë, është ai 2018-2019 në Kategorinë e Parë, kur kishin grumbulluar 12-pikë. Në atë sezon, kuqeblutë e mbyllnin në krye të renditjes në Kategorinë e Parë.

Në të gjithë edicionet e tjera, Vllaznia ka arritur të grumbullojë maksimalisht 10-pikë, teksa më i dobëti është ai 2015-2016, kur e nisnin me zero pikë. Atë sezon e mbyllnin në vendin e gjashtë. Edhe sezoni i shkuar u nis në të njëtën mënyrë si sezoni aktual, pasi pas katër ndeshjeve, Vllaznia kishte grumbulluar vetëm gjashtë pikë. /Maringlen ZHIVANI/

10-sezonet e fundit, katër ndeshjet e para:

2013-2014 – 7 pikë

2014-2015 – 2 pikë

2015-2016 – 0 pikë

2016-2017 – 6 pikë

2017-2018 – 4 pikë

2018-2019 – 12 pikë

2019-2020 – 5 pikë

2020-2021 – 10 pikë

2021-2022 – 6 pikë

2022-2023 – 6 pikë