Paul Pogba do të largohet nga Manchester United në qershor, kur i skadon kontrata me “Djajtë e Kuq”, por ai mund të mos largohet nga qyteti i Manchesterit, pasi skuadra e Pep Guardiolës kërkon t’a transferojë francezin në “Etihad” për sezonin e ardhshëm.

Sipas “Sportsmail” raportohet se Guardiola po kërkon një mesfushor të gjithanshëm për sezonin e ardhshëm, për të kompensuar largimin e kapitenit Fernandinho.

Mbasi të mbyllet kampionati, klubi nga “Etihad” do të përpiqet të sigurojë shërbimet e mesfushorit francez.