Vllaznia ka mundur edhe Skenderbeun dhe nje jave para mbylljes se vitit, kurorezohet “kampione dimri”. Ne ndeshjen e sotme, ajo ka mundur me rezultatin e thelle 5-1 Skenderbeun dhe protagonisti kryesor i ketij suksesi ka qene futbollisti Ardit Hoxhaj qe ka shenuar plot 4 gola ne porten korçare.

1′ GOOOOOL VLLAZNIA 1-0/ Gol nga tuneli. Demir Imeri ndëshkon korçarët. Pas një gabimi në mbrojtjen e Skënderbeu nga ana e Govirit, mesfushori Imeri nuk ka falur, duke tundur rrjetën e Dajsinanit në sekondën e 37-të.

15′ Zëvendësim i detyruar te Skënderbeu, Ditmar Bicaj largohet me barrelë nga fusha për shkak të një dëmtimi, vendin e tij e merr Kosta Vangjeli.

22′ Reagon Skënderbeu. Pas një harkimi nga e majta, Mensah, provon me kokë, por tentativa e tij shkon drejt e në duart e portierit Zogoviç.

24’Dilaver ka nje mundesi te mire per te shenuar, por perballe portierit Dajsinani nuk arrin ta dergoje topin ne rrjete sepse ndalet nga portieri korcar.

’35 GOOOOL Ardit Hoxhaj gjuan fort brenda zones, topi preket nga portieri por pa u zoteruar dot dhe si rrjedhoje e kalon vijen e portes, gol 2-0 per Vllaznine.

’42 GOOOOL Pas nje goditje kendi, Ardit Hoxhaj kercen sakte me koke dhe shenon serish, te dytin gol personal dhe te tretin per Vllaznine.

48′ Pranë golit të katërt Vllaznia dhe të tretit personal për Ardit Hoxhajn. Sulmuesi vlonjat depërtoi bukur brenda zonës, por gjuajtja e tij u ndal nga Dumfur në momentet e fundit.

’52 GOOOOOL E njejta situate serish ne porten korcare por kete here Ardit Hoxhaj nuk fal dhe arrin ta mposht portierin Dajsinani duke shenuar golin e katert te Vllaznise dhe te tretin personal.

’60 GOOOOL, Aksion i gjate i Vllaznise, topi pasi preket nga nje mbrojtes i Skenderbeut shkon tek Ardit Hoxhaj qe gjuan dhe shenon serish, kete here golin e katert personal dhe te pestin per skuadren e tij.

’62 GOOOL Goditje denimi per Skenderbeun ne krahun e majte te sulmit te saj, topi shkon ne zone dhe aty Mensah e godet sakte me koke duke mposhtur portierin Zogoviç.

VLLAZNIA- SKENDERBEU 5-1

Shenues: Imeri ‘1, A.Hoxhaj ’35, ’42, ’52, ’60/ Mensah ’62

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski (Shehi), Marku (Kruja ’57), Krymi, Jonuzi (Kalaja ’57), Imeri (Ramadani 57’), Hoxhaj (Çoba), Dilaver. Trajner: Th. Brdariç

Skënderbeu: Dajsinani, Bizaj, Dumfur, Qaqi, Meksi, Govori, Duna, Taipi, Pusi, Mara, Mensah. Trajner: J. Ahmataj

Arbiter: Mario Shabani (Tirane)