HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPolizoi Arbri flet si “shkodran”: Mjaft me kritika, Vllaznia ka nevojë për...

Polizoi Arbri flet si “shkodran”: Mjaft me kritika, Vllaznia ka nevojë për mbështetje

Vllaznia po kalon një moment tejet të vështirë. Njëmbëdhjetë humbje, katër fitore dhe tre barazime ka regjistruar në 18 javë kampionat në Kategorinë Superiore skuadra shkodrane e drejtuar nga Ernest Gjoka.

Disfata e fundit 1-4 që pësoi në “Loro Boriçi” nga Skënderbeu të dielën ishte një “shuplakë” e rëndë për klubin dhe tifozërinë.

Menjëherë pas përfundimit të takimit, një mori kritikash dhe akuzash u janë drejtuar drejtuesve të klubit kuq e blu. Mirëpo, siç duket respekti dhe dashuria që ish-mbrojtësi beratas, Polizoi Arbri ka për shkodranët ka bërë që t’i kushtojë një status të veçantë Vllaznisë.

Arbri kërkon që tifozët dhe të gjithë dashamirësit e Vllaznisë ta mbështesin ekipin dhe lojtarët në këto momente të vështira. /EDS/

Statusi i plotë i Arbrit:
Vllazni me halle, me probleme, ku mediat flasin dhe fryjn mbi, stafin, lojtaret,ku te gjith duan te marin vesh sa e ka njeri rrogen apo tjeteri,dikush do thot,keta zoterinjt paguhen nga taksat tona,nuk jam kundra.

Por si nje Ish lojtar dhe nje dashamires i Vllaznis nuk esht momenti qe ti viheni kundra as Stafit as Lojtarve,por te gjith bashk ti qendrojn afer,sepse ne dit te mira te duan te gjith.

Por Ai Qe Vertet E Ndjen emrin Vllazni ta doj Dhe Ti Qendroj Afer Ne KETO MOMENTE TE VESHTIRA…

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments