Fitorja ndaj Shqipërisë pesë ditë më parë, nuk i ka mjaftuar Polonisë për të shkuar në Kampionatin Botëror të këtij viti. Kjo sepse ajo nuk ia ka dalë të fitojë edhe finalen e luajtur mbrëmjen e sotme në Suedi ndaj skuadrës vendase.
Suedia vuan shumë ndaj Polonisë, por në fund fiton 3-2. Për nordikët shënuan Anthony Elanga dhe Gustaf Lagerbielke në pjesën e parë. Polonia barazoi dy herë shifrat me Nicola Zaleëski në pjesën e parë dhe Sëiderski në pjesën e dytë.
Suedia shënoi golin e fitores në minutën e 88-të me Viktor Gyokeres, pas disa tentativave rresht dhe shtyllës, ishte sulmuesi i Arsenalit që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme brenda zonës.
SUEDI – POLONI 3-2 (Kualifikohet Suedia)
Elanga 20′, Lagerbielke 44′, Gyokeres 88′ / Zalevski 33′, Sviderski 55


