17 vjeçaret e KF Shkodra kane fituar me rezultat te paster dhe te thelle ndeshjen e prapambetur te javes se 16-te kampionatit, ate te zhvilluar paraditen e sotme ne Laç ndaj skuadres vendase.

Djemte e drejtuar nga trajneri Rudi Piraniqi kane mundur Laçin me rezultatin 4-0 dhe me kete fitore jane ngjitur ne vendin e trete te renditjes, duke qene tashme ne kuoten e 32 pikeve, po aq sa edhe Shenkolli i vendit te dyte por qe ka nje ndeshje me pak te luajtur.

Ne takimin e sotem gjithçka eshte zgjidhur ne pjesen e dyte sepse e para u mbyll ne barazim pa gola. Ne ’46 ka qene futbollisti Kerrci qe ka kaluar ne avantazh ekipin e tij dhe kater minuta me vone ishte rradha e sulmuesit Albi Shpuza per te shenuar golin e dyte dhe te qetesise per KF Shkodra.

Nderkohe ne minuten e 75-te ka qene rradha e Xhakes per te shenuar golin e trete nderkohe qe tre minuta para fundit ishte serish Shpuza qe do te shenonte edhe te katertin dhe te dytin personal ne kete takim.

Perfundimisht 4-0 dhe KF Shkodra U17 arrin te marre kesisoj fitoren e peste rradhazi teksa ka mundur njera pas tjetres Tiranen, Vllaznine, Brians, Shkendine e Durresit dhe sot edhe Laçin. 15 pike te marra rresht qe e kane ngjitur kete ekip tashme ne vendin e trete ne renditje.
www.shkodrasport.com