Në 10 janar është planifikuar të luhet një ndeshje mes legjendave të Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Italisë, pikërisht në stadiumin e ri në Tiranë, “Air Albania” dhe të ardhurat që do të grumbullohen nga shitja e biletave në këtë sfidë do të kalojnë për familjet e prekura nga tërmeti që preku Shqipërinë në 26 nëntor të vitit të shkuar.
Ka qenë Andi Lila që e ka promovuar aktivitetin, ndërsa nuk ka munguar edhe një koment tallës nga Etrit Berisha, portieri i kombëtares kuqezi, i cili ka thumbuar ish-trajnerin kuqezi, Kristian Panuçi, duke postuar: “Panuçi është në formacion??
Kjo tregon edhe një herë marrëdhëniet jo të mira që ka pasur Berisha me ish-trajnerin e Kombëtares kuqezi, që në fakt gjatë periudhës që qëndroi në krye të bankinës, jo vetëm pati mungesë të theksuar rezultatesh, por solli shumë pakënaqësi te shumë lojtarë!
Ja komentimi i Etrit Berishës në statusin e Andi Lilës…