Fitorja e Marokut kundër Spanjës në orët e pasdites bëri që komuniteti i vendit të Afrikës së Veriut i pranishëm në territorin iberik të shpërthejë nga gëzimi, rreth një milion njerëz, të cilët dolën në rrugë për të festuar arritjen historike të Luanëve të Atlasit, të cilët për herë të parë e arrijnë në çerekfinale të një Botërori.

Një gëzim që megjithatë u përplas me zhgënjimin e tifozëve iberikë, të cilët, në disa raste si në Madrid ku u bashkuan mbështetësit e Realit dhe Atleticos, kishin paralajmëruar marokenët të mos festonin në rrugët e kryeqytetit në rast të kualifikimit…

Mbreti i Marokut Mohammed VI dëshironte të përgëzonte ekipin e trajnerit Regragui për fitoren në çerekfinale të Kupës së Botës, një herë e parë historike për vendin e Afrikës Veriore, e arritur pasditen e sotme kundër Spanjës.

Siç raporton agjencia MAP, mbreti ka telefonuar presidentin e Federatës së Futbollit Fouzi Lekjaa dhe trajnerin Walid Regragui, duke i shprehur “urimet e sinqerta lojtarëve dhe stafit teknik dhe administrativ që dhanë maksimumin dhe bënë një paraqitje të shkëlqyer”.

Mbreti përshëndeti performancën historike të anëtarëve të ekipit kombëtar që plotësuan pritshmëritë dhe aspiratat e publikut të madh dhe trim maroken që i mbështet në Marok, Katar dhe në mbarë botën, duke i ftuar ata të qëndrojnë në këtë garë. Do të vazhdojmë të nderojmë futbollin kombëtar dhe të mbajmë lart flamurin e Mbretërisë”. Vete Mbreti ka dale ne rruget e kryeqytetit Rabat me makinen e tij…/telesport/