Marcelo Brozovic është “maratonomaku” rekordmen i këtij Botërori, që po zhvillohet prej 20 nëntorit në Katar për çerekfinalet. Kroacia e tij kaloi përmes penalltive në çerekfinale, pasi nuk triumfoi dot as në shtesën 30 minutëshe ndaj Japonisë.

Bie në sy performanca e mesfushorit të Interit në kombëtaren ballkanase, duke vendosur një rekord të ri për historinë e Kupës së Botës. Brozovic, në fushë për 90 minutat e rregullta dhe kohën shtesë ndaj japonezëve, në fakt përshkoi 16.7 kilometra.

Ne kete menyre ai ka thyer rekordin e mëparshëm, që i takonte po atij (16.33 km në ‘Rusia 2018’ në ndeshjen kundër Anglisë, e fituar në kohën shtesë).

Kjo “maratonë” është një tipar i pagabueshëm i 30-vjeçarit, i cili sezonin e kaluar rezultoi i pari në klasifikimin e mesatares së kilometrave të përshkuara në Serie A: 11.737 km për ndeshje./telesport/