Zhgenjimi tek pjestaret e Shiroki Brijeg pas eliminimit nga Vllaznia ka qene jashtezakonisht i madh, por tashme ata jane duke u munduar ta lene pas dhe te mendojne per kampionatin qe starton kete fundjave.
Gjate dites se sotme, ka dale para gazetareve ne nje konference per shtyp perveç trajnerit Karaçiç, edhe portieri Darko Miskiç.
“Eshte e vështirë të kalosh nga një ndeshje në Shqipëri, në një derbi të shkëlqyeshëm të Hercegovinës, si ky ndaj HŠK Zrinjski Mostar qe do te luajme te dielen. Sidoqoftë, në këtë moment mund të jetë mirë që Zrinjski po na viziton ne fushen tone.
Ndoshta është më mirë në këtë mënyrë, sepse nuk kemi shumë kohë ne dispozicion për të qarë humbjen ndaj Vllaznise, sepse na duhet te mendojme qe te dielen kemi perballe një kundërshtar cilësor.
Askush nuk është favorit kundër nesh në Pecara. Ne kemi forcë dhe dëshirë të mjaftueshme për të zgjidhur ndeshjen me Zrinjski në një mënyrë pozitive dhe për t’u kthyer në pistën fituese”, tha portieri Miškiš.