Konsiderohet si “portieri i Kupës”, sepse stafi kështu ka vendosur për të riun Kristi Qarri, i cili mendohet se do t’i luajë të gjitha ndeshjet e Vllaznisë të vlefshme për Kupën e Shqipërisë dhe si rrjedhojë do të jetë në portë edhe në ndeshjen e sotme ndaj Partizanit, e vlefshme për turin çerekfinal të këtij kompeticioni.

Mund të themi se ju pret një ndeshje e vështirë?

Kemi një ndeshje shumë të vështirë. Normal që rezultati për momentin na favorizon ne, sepse kemi marrë një fitore me vlerë në ndeshjen e parë, por kjo nuk do të thotë se ka përfunduar gjithçka.

Do ta nisni nga minuta e parë këtë ndeshje?

Unë po përpiqem të jap maksimumin tim në çdo moment që më jepet mundësia për të luajtur. Pastaj është në dorën e stafit teknik për të vendosur se kush do të luajë. Do të jem i gatshëm në çdo moment.

Do të kualifikohet Vllaznia?

Sa i takon ndeshjes, ne jemi të përgatitur për gjithçka, por besoj se do të kualifikohemi në kohë të rregullt.

Si ndikon fakti se ndeshja do të luhet me tifozë?

Për mua personalisht më mirë që ndeshja do të luhet me tifozë, sepse ata të japin më shume adrenalinë në fushën e lojës.