HomeKRYESOREPortieri që shkëlqeu në Botërorin e Katarit transferohet te gjigandi turk

Portieri që shkëlqeu në Botërorin e Katarit transferohet te gjigandi turk

Dominik Livakoviç ishte një nga ata portierë që shkëlqeu në Botërorin e Katarit, duke ndihmuar Kroacinë të merrte vendin e tretë.

Ai mori një vëmendje të madhe nga shumë klube në Angli dhe Italia, por duket se 28-vjeçari ka zgjedhur që karrierën e tij ta vazhdojë në Turqi.

Siç bëjnë me dije mediat, Livakoviç ka firmosur me Fenerbahçen, teksa Dinamo Zagrebit do të përfitojë 9 milionë euro.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit, teksa Fenerbahçe ka arritur të transferojë dhe Dushan Tadiç.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments