HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPortieri Sherri elozhe ekipit të Laçit për fitoren në 'Loro Boriçi'

Portieri Sherri elozhe ekipit të Laçit për fitoren në ‘Loro Boriçi’

Alen Sherri është një nga portierët me të ardhme në vendin tonë, teksa me Vllazninë ka lujtur në elitë që në moshën 16-vjeçare. Ka provuar kombëtaret e moshave e deri me U-21 dhe synimi është për më shumë, deri në Kombëtaren A.

Por, duket se në verën e shkuar, drejtuesit kuqeblu nuk arritën që ta mbajnë në gjirin e tyre, ndërkohë që mes shumë ofertave, Alen Sherri zgjodhi që të luante në Laç.

Pak minuta më parë, në një postim që ka bërë në profilin e tij në “Facebook”, Alen Sherri ndalet te ndeshja e fundit, ku Laçi fitoi në “Loro Boriçi” me Vllazninë.

“Fitore, e madje, skuadër e madhe”, – janë këto fjalën e Alen Sherrit, që natyrisht ka edhe një kunj me ish-klubin e tij…./Vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments