Sot nuk ka pesuar gol dhe ndonese nuk ka qene ne diten e tij me te mire edhe per shkak te demtimit qe ka patur, portieri Alen Sherri ka festuar gjate ne fundin e ndeshjes, bashke me shoket e ekipit, stafin teknik por edhe tifozet.
Madje per keta te fundit ai ka edhe nje mesazh. Kete gje e ka bere publik me nje postim ne faqen e tij ne facebook kur shkruan: “Me tifozët pranë, gjithçka është e mundur. Krenar për këtë Vllazni. Uroj t’ju shohim përherë në stadium”.
Vllaznia ne fakt eshte e lidhur shume me tifozet dhe nese ata jane larguar vitet e fundit, kjo eshte nje arsye me teper pse skuadres i kane munguar rezultatet.
Sherri thote se “me tifozet prane gjithçka eshte e mundur”. Per çfare ka kete vertete fjalen portieri kuqeblu? Per momentin ta leme ketu sepse per t’u vleresuar eshte fakti se pavaresisht faktit se ne vere ate e kerkoi kampioni i Shqiperise, Partizani, por eshte serish pjese e Vllaznise. Nje fakt qe flet vete.
www.shkodrasport.com