Pas shume perpjekjesh, por edhe sakrificash, Vllaznia e volejbollit te femrave ka arritur te plotesoje deri diku skuadren. Largimi i disa lojtareve, eshte plotesuar tashme me ardhjen e tre volejbollisteve te huaja.

Siç ka bere te ditur gazeta “Shkodra Sport” gjate dites se sotme, me ekipin jane bashkuar edhe kolumbiania Sierra Posada Manuela e cila luan ne pozicionin e diagonalistes dhe eshte 25 vjeçe. Bashke me te ka mberritur edhe volejbollistja kanadezja Saundes Olivia Katherine.

Kjo e fundit eshte 24 vjeçe dhe luan ne pozicionin 3. Ndersa lojtarja e trete qe eshte bashkuar me Vllaznine eshte braziliania Miguel Benvinda Sthefany Lorrany. Ajo eshte nje lojtare me shume pervoje, eshte 30 vjeçe dhe luan ne pozicionin 4.

Ne lidhje me keto perforcime, ka folur sot ne nje prononcim per RTSH Shkodra trajnerja e ketij ekipi Nora Deda e cila eshte shprehur ne kete menyre: “Kemi lajme te mira dhe kjo na ka ngrohur. Fale interesimit te medias dhe reagimit te tifozeve te grupimit “Vllaznia Diaspore”, te cilet jo vetem e vune ne levizje Bashkine, por edhe kontribuan vete financiarisht, arritem t’i japim nje zgjidhje ketij problemi.

Ishim ne nje situate te veshtire sepse nuk kishim as numrat e lojtareve ne dispozicion qe na duheshin per vazhdimin e kampionatit. Dhe fale kesaj nderhyrje, ne jo vetem i plotesuam keto numra, por edhe beme perforcime. Mendoj se tani jemi me te forte dhe do ta tregojme kete gje edhe ne kampionat”./SHKODRA-SPORT.COM/