Trajneri i njohur Ernest Gjoka ka analizuar kampionatin e Superiores duke u ndalur tek ecuria e çdo skuadre, por nderkohe ka folur ne nje interviste per “Sport News” edhe per lojtare te veçante, ku ka vleresuar se tepermi sulmuesin e Vllaznise Bekim Balaj.

“Një skuadër si Tirana që është gjithmonë pretendente dhe ta shikosh në këtë situatë, natyrisht ka diçka që nuk shkon. Ndoshta mbrojtësit nuk janë të duhurit, ndoshta lojtarët nuk e kanë atë egon për të mbrojtur. Në futboll nuk mbrojnë vetëm mbrojtësit. Tirana mund të ketë probleme në mendësi. Nuk mundet dot që Tirana të realizojë 2 gola dhe të pësojë 2 gola. Me pak kujdes mund të rregullohen gjërat.

A e rrezikon ajo vendin e katërt? Momenti nuk është i mirë, ka edhe shumë ndeshje në lojë. Vllaznia ka më shumë stabilitet, Dinamo ka kërkesat e veta, e Laçi është zgjuar nga gjumi. Për Tiranën do të ishte një dështim i madh…

Vllaznia nga menyra si po luan, padyshim qe mund te pretendoje edhe per me lart. Ajo ka lojtarë me përvojë, ka një Balaj që nuk e ka asnjë në kampionatin shqiptar. Trajneri shumë i mirë, e njoh. Nuk ka asnjë problematikë. Nuk ka rëndësi se çfarë bën gjatë kampionatit, rëndësi ka çfarë bën në fund”./SHKODRA-SPORT.COM/