Pas nje sezoni pergjithesisht te mire, portieri shkodran Zamir Vjerdha i ka dhene fund aventures se tij me skuadren kosovare, Vellaznimit te Gjakoves. Ka qene vete 24 vjeçari qe e ka bere te ditur nje gje te tille permes postimit te nje statusi ne rrjetet sociale ku shkruan:

“Nga sot nuk do te jem me pjese e klubit te Vellaznimit. Falenderoj tifozet dhe drejtuesit e klubit per mbeshtetjen. Faleminderit Gjakove”. Pak fjale por kuptimplote e qe tregon respektin reciprok me te gjithe pjestaret e kesaj skuadre, por edhe te gjithe qytetin qe e ka dashur dhe respektuar.

Kujtojme qe Vjerdha eshte rritur tek Akademia Vllaznia dhe me pas ka qene pjese e ekipit Vllaznia B, per te kaluar me vone tek Veleçiku, skuader me te cilen luajti per dy sezone, para transferimit ne Kosove.

Me largimin e tij nga Vellaznimi, mbetet per t’u pare destinacioni i tij i ardhshem. Prej ditesh ne fakt po flitet per mundesine e uljes ne pankinen e kesaj skuadre te trajnerit shkodran Samuel Nikaj, por perderisa nuk eshte zyrtarizuar, duket se ka diçka ne kete mes.

Kjo mund te jete dhe arsyeja pse Vjerdha ka vendosur qe te mos e vazhdoje me bashkepunimin me te, por te shoh per ndonje variant tjeter se ku do te luaje ne sezonin e ri./SHKODRA-SPORT.COM/