OVID-19 ka përmbytur Serinë A, me thuajse të gjithë klubet që kanë raportuar në ditët e fundit futbollistë apo pjesëtarë të stafeve pozitivë. Në këtë moment sipas mediave italiane, janë 51 lojtarë apo pjesëtarë të stafeve të cilët rezultojnë pozitivë dhe janë të izoluar.

Mes këtyre nuk mungojnë as futbollistët shqiptarë të cilët janë të shumtë ne elitën e futbollit italian. Emri i parë që u konfirmua në javën e kaluar ishte ai i Rei Manajt. Por sulmuesi kuqezi nuk është i vetmi futbollist shqiptar që natën e ndërrimit të viteve e ka kaluar i izoluar.

Rezulton se edhe portieri me origjine nga Shkodra Marko Molla, pjesë e skuadrës së Bolonjës, tashmë është pozitiv me COVID-19. Konfirmimi ka ardhur nga klubi i cili ka katër lojtarë të cilët janë të izoluar për shkak të situatës së tyre shëndetësore meqë janë me virus.

Ndërkaq, ka edhe klube të tjera me futbollistë shqiptarë të cilët kanë raportuar të infektuar, por nuk kanë bërë publik emrat e atyre të cilët për shkak të virusit janë izoluar në shtëpitë përkatëse.