Ne Itali po rritet nje brez i talentuar futbollistesh shqiptare te cilet po spikasin me paraqitjet e tyre ne skuadra e Akademi te ndryshme te ketij vendi. Njeri prej tyre eshte portieri me origjine nga Shkodra Rafaelle Huli.
15 vjeçari qe luan me Akademine e Juventusit, konsiderohet me shume te ardhme dhe se fundi ka qene portali www.lagiovaneitalianews.it qe e ka vleresuar ate si nje prej tre portiereve me te talentuar te datelindjes 2008 ne Itali dhe si rrjedhoje eshte perzgjedhur per te qene ne garen e portierit me te mire te sezonit 2022-23.
Huli eshte ne votim bashke me Alex Perta te Modenas dhe Alessandro Longonin e Milanit. Per shkodranin ne kete portal shkruhet: “Raffaele Huli, portieri i Juventusit regjistroi shifra të pabesueshme gjatë sezonit të kaluar: 11 paraqitje, 10 gola të pësuar dhe 6 gola të sigurtë të shmangur.
Një mbyllje e vërtetë, e cila i lejoi bardhezinjtë të arrinin një objektiv të rëndësishëm siç ishte gjysmëfinalja e kampionatit, të cilën e humbën më pas ndaj kampionit italian Inter. Së fundmi ai u thirr nga Kombëtarja U-15, një simptomë se sa shumë merret në konsideratë emri i tij”.