Simon Simoni pritet të vijojë karrierën në Turqi. 17 vjeçari i Kombëtares Shpresa do lerë Dinamon, me trajnerin e Bluve Nevil Dede që ka zbuluar për Skaner se Turqia do jetë destinacioni i shtatëlartit të portës.

I dalë nga moshat e Shënkollit, Simoni shkëlqeu sezonin e shkuar mes shtyllave të Dinamos, duke bërë 18 paraqitje në Superligë. Pritjet, vendosja në portë dhe thirrja te U-21 bënë që Simoni të pikaset nga klubet e huaja.

“Simoni është larguar, është në Turqi. Më shumë nuk mund të them dhe është diçka që nuk më takon ta them. Unë jam trajner dhe do mundohem të bëj vetëm politikat për zhvillimin e lojtarëve dhe skuadrës. Megjithatë dua të them, se klubet shqiptare duhet të mendojnë të fitojnë para”, tha Dede.

Tashme mbetet per te mesuar nese eshte nje skuader turke qe e ka blere kete lojtar apo eshte ndonje skuader tjeter qe po stervitet ne kete vend e cila ka paguar per transferimin e ketij portieri.