Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLPortieri tregon sekretin: Lacio refuzoi shumë oferta për Strakoshën këtë verë

Portieri tregon sekretin: Lacio refuzoi shumë oferta për Strakoshën këtë verë

Klubet e mëdha europiane ishin vënë në ndjekje të Thomas Strakoshës gjatë verës, por Lacio vendosi menjëherë që të mos hiqte dorë nga portieri kuqezi.

Dukeshin si thashetheme, por në fakt kanë qenë të vërteta dhe këtë e konfirmon për mediat italiane edhe lituanezi Marius Adamonis, tashmë portier i katërt te Lacio.

“Edhe këtë vit do të jetë gjithmonë Strakosha portieri titullar te bardhekaltrit. Prej kohësh nuk shihej mes portierëve të rinj dikush me një talent si i tiji.

Gjatë verës, shumë klube të mëdha e kërkonin, por Lacio refuzoi të gjitha ofertat. Grixhioni nuk donte të hiqte dorë nga ai, pasi nuk kishte një zëvendësues që kishte një përgatitje të njëjtë”, shpjegoi Adamonis.

Mes admiruesve të portierit shqiptar ishte edhe Liverpuli i Jurgen Klop, i cili në fund përfundoi duke thyer rekordin e transferimeve për portierë duke blerë Alison nga Roma. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments