A e gjeni dot kush janë 10 personazhet më të kërkuar nga italianët për vitin 2017, nga të gjitha fushat e jetës? Motori i madh i kërkimit në botë “Google”, ka publikuar së fundi një listë, ku rendit njerëzit më të kërkuar nga italianët gjatë vitit që po lëmë pas. Janë disa këngëtarë, mes tyre edhe shqiptari Ermal Meta, i cili mban vendin e 7-të. Po ashtu janë edhe prezantues dhe prezantuese dhe vetëm dy sportistë: piloti amerikan i Hondës, Niki Hajden, i ndarë nga jeta pas aksidentit që pësoi, si dhe portieri i Milanit, Xhanluixhi Donaruma, një çështje te kuqezinjtë edhe në këtë moment.
Donaruma është i vetmi futbollist i listës me 10 personazhet më të kërkuar në Itali.
Kjo listë kryesohet nga Nadia Tofa, drejtuese e emisionit “Iene” dhe vazhdon me Donarumën, pilotin e ndarë nga jeta Niki Hajden, humoristin e ndarë nga jeta Paolo Vilaxho, prezantuesin Fabricio Frici, këngëtarin Çester Benington, këngëtarin shqiptar Ermal Meta, modelen Kiara Ferranji, këngëtarin Kris Kornell dhe mbyllet me këngëtaren-aktore Fiorela Manoia.visport.al