Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJPortugalia kualifikohet mes drithërimave. Do të përballet me Uruguajin

Portugalia kualifikohet mes drithërimave. Do të përballet me Uruguajin

Portugalia është kualifikuar me vështirësi për në raundin tjetër të Botërorit “Rusi 2018”, pasi barazoi 1-1 me Iranin, me iranianët që në minutën e katërt shtesë kishin mundësinë që të fitonin takimin dhe të nxirrnin jashtë portugezët.

Quaresma shënoi në minutën e 45 të pjesës së parë për Portugalinë, ndërsa Irani barazoi me penallti në minutën e 93, me Ansarifard.

Për t’u shënuar që Cristiano Ronaldo humbi 11-metërsh në minutën e 53, ndërsa rrezikoi të ndëshkohej me karton të kuq për një episod në minutën e 83, por pasi u vëzhgua me VAR, kapiteni portugez u ndëshkua vetëm me të verdhë.

Në ndeshjen tjetër, Spanja barazoi 2-2 me Marokun duke marrë vendin e parë të grupit.

Në 1/8 do të kemi çiftet Spanjë-Rusi dhe Portugali-Uruguaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments