Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPostoi mesazhin në mbështetje të Palestinës, futbollisti bëhet “mollë sherri” midis Arsenalit...

Postoi mesazhin në mbështetje të Palestinës, futbollisti bëhet “mollë sherri” midis Arsenalit dhe sponsorëve. Reagon klubi

Një postim i futbollistit të Arsenalit, Mohamed Elneni mbi luftën midis Palestinës dhe Izraelit ka sjellë në tension midis sponsorëve dhe klubit anglez.

Elneni postoi në “Twitter” një foto me flamurin e Palestinës dhe me mesazhin “Zemra dhe shpirti im në mbështetje të Palestinës”. Ky postim ka bërë që sponsori “Lavazza Group” të ankohet tek drejtuesit e Arsenalit duke kërkuar laicitet dhe transparencë me lojtarët e klubit pasi mesazhet e tyre kanë jo pak ndikim.

Gjithsesi klubi anglez nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka postuar një deklaratë në rrjetet sociale duke u shprehur se po bisedojnë me lojtarin dhe liria e tyre për tu shprehur është parim për klubin.

“Si me çdo punonjës të Arsenal, lojtarët tanë kanë të drejtë të shprehin pikëpamjet e tyre në platformat e tyre.

Drejtues të klubit kanë folur me Mo në lidhje postimin e bërë që ai të kuptojë implikime më të gjera në çështje të mëdha.

Si një klub ne jemi të përkushtuar të përballemi dhe të eliminojmë të gjitha format e diskriminimit dhe të vazhdojmë të përkrahim nevojën për barazi dhe diversitet në të gjitha fushat e jetës”, shkruan Arsenal në deklaratën zyrtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments