Tifo- grupi i ri i tifozeve te Vllaznise, ai ‘Power 12’ ka konfirmuar pjesmarrjen e tij ne ndeshjen ndaj Partizanit qe do te luhet diten e shtune ne stadiumin “Loro Boriçi” ne oren 17.00

Permes nje njoftimi ne faqen e tyre ata kane bere publik edhe vendin ku do te qendrojne ne stadium. Behet fjale per tribunen pas porte, aty ku vendosen zakonisht ultrasit e ekipeve.

“Zyrtare: Tribuna jone do jete tribuna C-3. Te shtunen ora 16:00, bahet grumbullimi jon tek stadiumi “Loro Boriçi”. Te gjithe atje, ju presim! #ForcaVllaznia”- shkruajne ata.

“Power 12” pritet te sjelle shume risi ne mbeshtetjen ndaj Vllaznise. Ata kane deklaruar se nuk do te kete asnje objekt te hedhur ne fushe, nuk do te kete asnje fyerje apo sharje per futbollistet ne fushe dhe perpos ketyre, ne fund te ndeshjes do te pastrojne edhe tribunen ku ata do te qendrojne.
www.shkodrasport.com