Pas sulmuesit Ismael Dunga, edhe Ardit Hoxhaj bëhet i shumëkërkuar në merkato.

Golashënuesi më i mirë i Vllaznisë mësohet se ka marrë së fundmi një ofertë mjaft të mirë nga një klub turk (emri mbahet sekret nga drejtuesit shkodranë).

Por, presidenca kuqeblu nuk është bindur për ta shitur me shifrën që ishte vënë në dispozicion për kartonin.

Sponsori Alban Xhaferi, bashkë me drejtorin sportiv, Matko Djarmati, kanë vendosur që të refuzojnë këtë ofertë zyrtare për Hoxhajn.