Gjatë fundjavës së shkuar është zhvilluar ndeshja në futboll në kategorinë e femrave mes Shkëndijës së Tetovës dhe Luboteni poashtu nga ky qytet. Edhe pse Shkëndija humbi këtë ndeshje por kjo pak rëndësi, më e rëndësishmja është se pas mbarimit të ndeshjes një tifoz maqedonas i Lubotenit ka zbirtur në fushë dhe ka goditur një futbolliste femër të Shkëndijës së Tetovës me grushta. Që të jetë tragjedia më e madhe policia edhe pse prezente ka qenë e pafuqishme të pengojë sulmin. Më poshtë sjellim reagimin e plotë të KFF Shkëndija

“Ndeshja në mes Zfk Ljuboten dhe Kff Shkëndija përfundoj në favor të ekipës vendase, urime dhe suksese ekipës kundërshtare kurse neve na ngelet të fokusohemi në ndeshjet e ardhshme”

Sa mesazh i bukur dhe paqësor do të ishte ky apo jo?Por ja që sporti këtu te ne vë në pikëpytetje të madhe sigurinë e vajzave tona, sot pasi përfundoj ndeshja shtrënguam duart dhe e uruam kundërshtarin për lojën e bërë dhe papritmas dikush futet nga publiku dhe godet lojtaren tonë pa asnjë arsye, po i njëjti gjatë gjithë ndeshjes fyente lojtaret tona me fjalët më banale që mund të ekzistojnë, lind pyetja Policia a reagoj?

Policia ishin të habitur sepse kishin ardhur të shikojnë ndeshjen e jo të bëjnë punën e tyre, të ruajnë sigurinë e lojtareve tona dhe stafin e cilës do ekip nga incidentet e këtilla. Është turpi i botës kur forca e një burri tregohet ndaj një vajze.Neve si klub dënojmë çdo lloje të dhunës dhe shpresojmë organet kompetente të marin këto çështje me seriozitet që rastet e tilla mos të përsëriten. KFF Shkëndija”