Vllaznia U21 ka marrë sot një fitore me vlera në ndeshjen e rradhës në kampionat. Kjo skuadër ka fituar në Shkodër me rezultatin 1-0 ndaj Laçit, me golin e Uhejd Hoxhës dhe me këtë trepikësh, ekipi shkodran është në vendin e pestë, me 30 pikë.

Duhet thënë se Vllaznia U21 e ka dominuar lojën në të gjitha drejtimet dhe ka patur shumë raste shënimi, megjithatë ato nuk janë konkretizuar në mënyrën e duhur. Gjithsesi është shënuar një gol dhe me të, skuadra ka marrë fitoren e duhur dhe një trepikësh me shumë vlerë, i cili vjen pas disa rezultatesh negative nga Vllaznia U21.

Gjithsesi, pas ndeshjes, trajneri i U21, Dean Sibson, ka mbetur i kënaqur me përformancën e ekipit të tij, që kështu rikthehet të bëjë mirë në kampionat, megjithatë për rrjedhojë është në vendin e pestë në renditje, tetë pikë larg kreut të klasifikimit. Pas javës së 17-të, Vllaznia U21 ka arritur të grumbullojë 30 pikë, duke u renditur kështu në vendin e pestë në renditje.

Megjithatë jo vetëm kaq. E rëndësishme është që Vllaznia U21 rikthehet të luajë bukur, teksa sot mori edhe rezultatin e duhur. Në ndeshjen e sotme me Vllaznia U21 nga kontigjenti i ekipit të parë, kanë luajtur vetëm mesfushorët Uhejd Hoxha dhe Eraldo Deda, megjithatë skuadra sërish ka treguar vlera, duke dominuar në të gjitha drejtimet ndaj Laçit.

Në pesë ndeshjet e fundit që ka zhvilluar, Vllaznia U21 nuk kishte arritur të marrë asnjë fitore, ndërkohë që sot kështu ka marrë një fitore me vlera ndaj Laçit në Shkodër, në një ndeshje, ku ajo ka shpërdoruar shumë raste.
Maringlen ZHIVANI