Interi dhe Reali gjenden sërish përballë njëra-tjetrës, për më shumë për të dytin sezon radhazi në fazën e grupeve. Në 17 takimet mes tyre, bilanci nënvizon 7 fitore zikaltër dhe 8 të Realit, ndonëse e paharrueshme do të jetë përballja e parë, në finalen e vitit 1964, kur Interi fitoi edhe Ligën e Kampioneve të parë në histori, me rezultatin 3-1.

Gjithsesi, nga ajo periudhë e deri më sot situatat kanë ndryshuar shumë, pasi precedentët e fundit thonë se Interi ka fituar vetëm një dhe ka humbur 4 nga pesë përballjet e fundit me Realin e Madridit në total, nga të cilat 3 humbje i ka pësuar pikërisht në fazën e grupeve. Por Interi mund të kapet te faktori “Ançeloti”, i cili në dy përballjet e fundit, në vitin 2010 pa të dalë i mundur dy herë.